Sot u përcoll për në banesën e fundit fotoreporteri Alban Bujari. Bujari ishte ndër fotoreporterët më të shquar të Kosovës dhe ndër të parët që ka dokumentuar periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1997-99.
Kontributi i tij është vlerësuar lartë. Veprimtaria e tij është cilësuar trashëgimi për historinë e Kosovës. La qindra fotografi që dëshmojnë disa prej masakrave që iu bënë popullit shqiptar. Ndër më të dalluarat janë ato të masakrimit të familjes Jashari në Prekaz më 1998, masakrën e Reçakut më 1999, masakrën e shqiptarëve në Rogovë më 1999.