Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me asamblenë socialiste të njësive 1, 2 në Pezë, Ndroq dhe Vaqarr.
Rama tka ironizuar opozitën duke thënë se më 11 maj, PS do të jetë me shoqen fitore, ndërsa opozita me Noc Rrokun.
“Shqipëria në raport me Europën, në 2013 as nuk dukej në horizont fare dritarja që na është hapur sot. Sot Shqipëria vend pararojë. Si ndodhi kjo? Pikërisht sepse ne e dimë shumë mirë që çfarë duhet të bëjmë dhe sepse jemi gati të bëjmë këto sakrifica. Nuk ka bekim më të madh sesa të ngrihet flamuri atje bashkë me ato 27 të tjerët. Na bie i pari ne se e kemi Albania. Dhe të vëmë emrin Albania në tryezë, me ata që na janë dukur si ufo.
Përtej të gjithave ne gjithë këto vite kemi patur një shoqe, që ka qenë melhem për ne, fitore. Shoqja fitore, 9 herë. Kështu që miqtë e mi, më 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun.”, tha Rama.