Presidenti Volodymyr Zelenski nuk e ka firmosur marrëveshjen me SHBA për mineralet e rralla të Ukrainës. Në takim pati tensione të larta mes dy palëve ku u shoqëruan me kritika dhe debate me tone të larta.
Kritikat e bëra nga Trump dhe Vance ndaj Zelenskyt bënë që marrëveshja të mos nënshkruhet.
Kështu Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe konferenca për shtyp u anulua.
SHBA është angazhuar mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare në Europë. SHBA, në këmbim kërkon marrëveshje për të shfrytëzuar mineralet e rralla të Ukrainës me vlerë miliarda Dollarë.