Protesta në Greqi është përshkallëzuar në dhunë në sheshin qëndror të Athinës, ku një grup të rinjsh me kapuç hodhën bomba me benzinë ndaj policisë dhe u përpoqën të çanin barrikadat përpara parlamentit.
Policia iu kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotësjellës në të gjithë perimetrin e protestës.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një postim për dyvjetorin e aksidentin në Tempi thekson se natën e ngjarjes “ne pamë fytyrën më të shëmtuar të vendit në pasqyrën kombëtare.
“Mendimet e të gjithëve janë me familjet e 57 viktimave. Me të plagosurit. Por edhe me ata që i mbijetuan këtij aksidenti, duke mbajtur përgjithmonë brenda vetes plagën e kujtimit të tij”, shkruan Mitsotakis në facebook.
Greqi/ Protestë për viktimat e tragjedisë së trenave, hidhen molotovë drejt kuvendit