Një 39-vjeçar shqiptar ka shkaktuar një aksident në qytetin Seelze të Gjermanisë, duke përplasur një makinë të parkuar.
Pas hetimeve, policia zbuloi se shqiptari ishte i dehur dhe kishte konsumuar hashash dhe kokainë. Ai, i cili nuk kishte leje qëndrimi, u dërgua në procedurë penale.
Dëmi material është llogaritur në 3 mijë euro, ndërsa shqiptari iu konfiskua patenta dhe u detyrua të paguajë një depozitë sigurie prej 1500 euro.