Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin virtual me shqiptarët e diasporës foli rreth programit të partisë për kriptomonedhat.
Berisha u shpreh se paratë digjitale do të jenë në përdorim në mënyrë të ligjshme dhe pasi të jenë në qarkullim do të kontrollohen nga autoritetet përkatëse.
“Programi ynë parashikon Bitcoinin, Blockchain dhe natyrisht formalizim dhe legalizim sipas rregullave më transparente. Sot kjo monedhë në Shqipëri është në duart e klaneve qeveritare dhe klaneve mafioze.
Klane mafioze që nga strofullat e tyre i kërkojnë Ramës t’ua japë atyre monopolin e Bitcoin. Kjo nuk do ndodhë kurrë.
Bitcoin do jetë një monedhë e përdorur lirisht, natyrisht në transparencë dhe rregullat e përcaktuara nga autoritetet e mbikëqyrjes financiare të kriptomonedhave, autoritet që do ngrihet për këtë qëllim”, tha Berisha.