Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka kërkuar një samit të menjëhershëm midis SHBA-së, BE-së dhe aleatëve perëndimorë për të diskutuar situatën në Ukrainë, pas përplasjes mes Presidentit Zelensky dhe Presidentit Trump më 28 shkurt.
Takimi përfundoi pa marrëveshje dhe me përplasje mbi ndihmën amerikane dhe mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Meloni theksoi se ndarja e Perëndimit do të dobësonte forcën dhe parimet themelore të qytetërimit.
“Çdo ndarje e Perëndimit na bën të gjithëve më të dobët dhe favorizon ata që do të donin të shihnin rënien e qytetërimit tonë. Një rënie jo e fuqisë apo ndikimit të tij, por e parimeve që e themeluan atë, para së gjithash liria. Një ndarje nuk do t’i përfitonte askujt”, vazhdoi deklarata.
Italia po konsultohet me aleatët për të organizuar samitin në ditët në vazhdim.