-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ivi Kaso: Problematika në primaret e PD, nuk votuan me karta të parregullta

Kryesoret

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar për mediat mbi problematikat gjatë procesit të votimit të primareve në qarkun e Korçës. Ai tha se disa persona me karta anëtarësie të parregullta nuk janë lejuar të votojnë.

Sipas tij, ka pasur disa pasaktësi sporadike me listat, por ata që ishin të pajisur me dokumente anëtarësie të rregullta mund të votonin.

Procesi ka vijuar normalisht, duke theksuar se pasaktësitë e vogla janë zgjidhur sipas udhëzimeve të komisionit të kontrollit.

“Në disa degë kanë pasur edhe problematika të vogla për disa pasaktësi sporadike që mund të kenë listat për persona që nuk e gjejnë emrin në listë por në bazë të udhëzimeve që kanë ardhur edhe nga komisioni i kontrollit të operacioneve elektorale personat kanë mundur që të votojnë duke qenë se kanë qenë të pajisur me dokumente anëtarësie të partisë të lëshuara nga viti 1990 dhe deri në ditët e sotme. Ka pasur një numër të ulët me disa tesera që dyshohet se nuk kanë qenë të rregullta në raport me kohën në të cilën ato janë lëshuar, personat nuk janë lejuar që të votojnë dhe procesi ka ecur normalisht”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit