Kryeministri Edi Rama komentoi hetimet ndaj funksionarëve socialistë, duke kujtuar se dy ministra janë dënuar deri tani.
Rama ironizoi opozitën dhe theksoi se një nga ministrat është nga PS-ja (Saimir Tahiri), dhe tjetri nga LSI (Lefter Koka), duke shtuar se “Luli iku, por aritmetikën e la mbrapa.”
” Luli iku por aritmetikën e la mbrapa, sinqerisht iku Luli ngeli aritmetika. Ne kemi pasur rreth 60 ministra, 2 ministra të dënuar deri tani të mandatit të parë, njëri i PS-së tjetri i aleati strategjik ndjesë pastë, partia aleate, një tjetër në paraburgim akoma, nuk po bëj komente, dhe një i arratisur nga Shqipëria për ti ikur drejtësisë.
Ka edhe kryebashkiakë e deputetë, por çfarë do të thotë kjo, që ne i kemi dhënë drejtësisë pavarësi i jemi disponuar për të ndërtuar këtë shtet me pushtete të ndara”.