Autorietet spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarët të cilët u kapën në Barcelonë duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine me një taksi. Dy shqiptarët po udhëtonin në një taksi dhe transportonin drogën pa rënë në sy.
Gjatë kontrollit dhe inspektimit u gjetën në taksi disa kilogramë kokainë e ndarë në pako, e gatshme për shpërndarje. Ata kishin fshehur 2.4 kilogram koakinë në një kuti këpucësh.
Dy shqiptarët 26 dhe 37 vjeç ndodhen në paraburgim dhe do të përballen me akuzat për trafik droge.