Primaret e Partisë Demokratike në qarkun e Fierit kanë sjellë përplasje mes Gazmend Bardhit dhe Luan Baçit. Ata janë përplasur brenda godinës së Partisë Demokratike në Fier, ku zhvillohet procesi i primareve.
Përplasja ka nisur në ambientet pranë Teatrit “Bylys”, ku Baçi është spostuar duke ruajtur diplomacinë dhe duke mos qenë dakord për vendosjen e Bardhit në krye të drejtimit të këtij qarku.
Mësohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë regjistrimi për të votuar i anëtarëve që janë regjistruar pas vitit 2021, pasi është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike.