-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Sy m’Sy: Votën e pensionistëve e kam pasur dhe e kam si vlerësim të punës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’sy është ndalur tek bonuest e pensionistëve. Rama shprehet se votën e pensionistëve e kanë pasur dhe e kanë si vlerësim të punës.

Ai nënvizon se pensionistët kanë admirimin dhe mirënjohjen e tij, pasi me reformën në mandatin etyre të parë kanë bërë të mundur që ata të kenë një pension dinjitoz.

“Jo, këtë nuk e them sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëz që kanë jetuar me punë dhe që punës i dinë vlerën, sikletin dhe kimetin. Pensionistët kanë të gjithë admirimin dhe mirënjohjen time dhe tonën dhe me reformën e pensioneve në mandatin tonë të parë, kemi bërë që kush ka dalë në pension pas reformës të ketë një pension më dinjitoz. Ndërkohë që plagën e tmerrshme të trashëgimisë së shkatërrimit total të logjikës së skemës së pensioneve përpara se të vinim në detyrë po përpiqemi ta kurojmë, qoftë me rritjen e sasisë dhe të numrit të bonuseve, qoftë me reformën e re që po bëjmë. Por ama pa krijuar një piramidë tjetër fatale si ato të Sudes, Rrapushit dhe bufit të kënetës. A mjafton? Padiskutim që jo, por është shumë më tepër se dje. Të mohosh këtë do të thotë që të mos mendosh me mend e tua, por të flasësh se çfarë të vë në gojë llumi i kënetës.”, thotë Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit