Në Shtëpinë e Bardhë kishim një shou televiziv të pregaditur mirë.
Presidenti i Ukrainës ra në kurthin që kishte të parashkruar skenarin.
Nuk bëhej fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes së parapregaditur lidhur me eksplatimin e mineraleve të rralla. Në ditët e fundit Trumpi e kidhte vu re se nuk do t’ia arrite ta ndalte luftën ashtu siç kishte paralajmruar, meqë, e qartë, Putini po dikton kushtet e kapitullimit të Ukrainës.
Fjala është për mbajtjen nën kontrollin rus të territoreve të pushtuara; për demilitarizimin e Ukrainës; për forca të sigurisë që do të përkujdeseshin për paqen mes fronteve, e që të pranueshme për Rusinë do të mund të ishin vetëm ato nga Austria apo Qiproja. Kaq!
Këto kushte nuk i pranoi dot presidenti i Ukrainës dhe pavarësisht se u ndodhë në një situatë të palakmueshme, ai vazhdoi të kishte qëndrim prej heroit të pamposhtur.
Trumpi nuk kishte si ta pranonte këtë fiasko. Prandaj hakmarrja ishte parapërgaditur mirë dhe ekzekutimi i saj qe i pa shembullt!
Në Moskë dhe Pekin ka shpërthyer euforia.
Në Prishtinë në meset e opozitës dhe një lagjeje të medias, çet kokë sërish mazohizmi i lloit të vet!
Europa Perendimore mbështet Zelenskyn
“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne bashkërisht po kërkojmë rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa”, shkruan në X kancelari gjerman Olaf Scholz.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez gjithashtu ofroi mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Ukrainën pas përplasjes mes Trump, Vance dhe Zelensky.
“Ukraina, Spanja qëndron me ju”, tha ai.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.
Kryeministri çek Petr Fiala: Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe në anën e botës së lirë!
Kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa: Letonia qëndron me Ukrainën.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre: Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson: Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda: Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm.
Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris: Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën.
Demokratët në Senat akuzuan Trumpin dhe Vancen se janë në anën e Putinit: “Trump dhe Vancen janë në anën e Putinit. Ata po bëjnë punën e pistë të Putinit. Demokratët e Senatit nuk do të ndalojnë kurrë s[ luftuari për liri dhe demokraci”, ka postuar në rrjetet sociale kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Në ditët në vijm do të jetë me shumë interes të shohim se si po reagon opinioni amerikan.