Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se një qeveri e re do të formohet brenda 40 ditëve të ardhshme.
Ai theksoi se ekzekutivi i ri do të fokusohet kryesisht në përpjekjet për zhvillimin ekonomik dhe mbështetje për rritjen. Vuçiç njoftoi gjithashtu se qeveria do të përbëhet nga individë të kualifikuar për të përballuar sfidat e kohës.
Ai shtoi se qeveria aktuale ka qenë në krizë pas dorëheqjes së kryeministrit Milosh Vuçeviç në janar dhe se protestat po kanë ndikim negativ në stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.
”Protestat po destabilizojnë situatën politike dhe ekonomike në Serbi për dy arsye: stabiliteti jo i plotë politik dhe një rënie e fluksit të investimeve të huaja, të cilat në 50 ditët e para të vitit 2025 ishin në nivelin më të ulët në gjashtë vitet e fundit”, deklaroi Vuçiç.