-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evarist Beqiri: 100 vjet pa Luigj Gurakuqin, kolosin e kombit shqiptar!

Kryesoret

Nga Evarist Beqiri

Sot, më 2 mars, përkujtojmë 100-vjetorin e vrasjes së pabesë të Luigj Gurakuqit në Bari. Një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare, Luigj Gurakuqi ishte atdhetar i flaktë, intelektual i shquar, dhe krahu i djathtë i Ismail Qemal Vlorës, në themelimin e Shqipërisë🇦🇱

✍️Me penën e tij të mprehtë, fjalën e zjarrtë dhe veprat e tij të mëdha, Luigj Gurakuqi la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Ai ishte një zë i fuqishëm për lirinë, arsimin dhe përparimin e kombit shqiptar.

Pavarësisht “faqes së zezë” së institucioneve zyrtare, të cilat nuk e përkujtojnë si duhet trashëgiminë e Viganëve Liberator🏛 Në këtë ditë të dhimbshme, ne nderojmë kujtimin e tij dhe trashëgiminë e tij të çmuar, me elegjinë e pavdekshme “Syrgjyn-Vdekur” të Fan S. Noli🙏

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

Me tre plumba na i ranë,

Na e vran’ e na e shanë,

Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s’të deshnin,

Se të qante kur të qeshnin,

Se të veshte kur të çveshnin,

Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,

Larot t’a përmbysnë djalin

Që me Ismail Qemalin

Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m’a qaj në Vlorë

Ku të dha liri, kurorë,

Shpirt i bardhë si dëborë;

Ti s’i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç’është përpjekur

Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,

Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,

Ky Vigan Liberator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit