Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Milano. U premtoi heqjen e taksave për pesë vite nëse kthehen në atdhe.
“E kemi gati programin, e kemi detyrim. Shqipëria e shpresës realizohet për tre muaj me një paketë që nxjerr shqiptarët nga skamja. Cdo shqiptar që kthehet në atdhe, pesë vite pa asnjë taksë dhe stimuj të tjerë.
Ballkani i Hapur, stop, në kosh do të hidhet. Programi ynë ka edhe një pikë tjetër, pastrimi i shtëpisë. Shtëpia do të pastrohet. Im atë ka qenë besimtar, falej i lutej Zotit. Nga vitet ’70 filloj të mos falej më. Jo më thotë bir, se nuk falem se në këtë mjedis të tillë as Zoti vetë nuk të dëgjon.
Më vonë, lexova në libra të shenjtë, shkruajnë që Zoti të hyjë në shtëpinë tënde, pastroje përpara shtëpinë. Shtëpinë e kanë në dorë hajdutët më të mëdhenj të kohërave, sot kryeministër i Shqipërisë është një “Toto Rino”, një “Esobar”.
Atëherë pastrimi i shtëpisë është shtyllë kryesore. Gjithashtu do të shpall non grata Sorosin dhe do të mbyll fondacionin e tij” tha ai.









