Procesi i numërimit të votave për primaret e partisë Demokratike ka përfunduar në qarkun e Shkodrës. Ish-kryebashkiaku Bardh Spahia ka siguruar 380 vota, numrin më i madh i votave.
Më pas ndiqet nga Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Pas tyre vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.
Ndërsa në Bashkinë Malësinë e Madhe më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.