-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LDK hap fushatën, Osmani: Votohet për Kryeministrin dhe Presidentin

Kryesoret

Lidhja Demokratike e Kosovës ka çelur sonte fushatën zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Në fjalën e tij kandidati i kësaj force politike për kryeministër, Lumir Abdixhiku u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është  ngritur në këmbë dhe nuk ka gjë që i rrëzon.

Ish-Presidentja Vjosa Osmani vuri theksin te trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës, uniteti dhe orientimi euroatlantik i Kosovës. “Rugova nuk ndërtoi kult force. Ai ndërtoi kulturë shteti”, deklaroi Osmani gjatë fjalimit.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët perëndimorë dhe ruajtjes së kursit euroatlantik të Kosovës, ndërsa bëri thirrje për më shumë unitet në skenën politike.

“Nuk do të jemi eksperiment i izolimit”, u shpreh Osmani, duke kritikuar indirekt politikat që, sipas saj, krijojnë polarizim. “Më 7 qershor nuk votohet vetëm për pushtet. Votohet për drejtimin e Republikës”, deklaroi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit