Kryeministri britanik, Keir Starmer pas përfundimit të Samitit me liderët europianë ka zbuluar hapat për të cilët liderët e vendeve evropianë kanë rënë dakord.
Starmer thotë se çdo marrëveshje e re për të mbështetur Ukrainën duhet të mbështetet nga forca dhe se çdo komb duhet të kontribuojë në mënyrën më të mirë që mundet. Ai shtoi se Rusia “nuk mund të diktojë kushtet e marrëveshjes së paqes”.
Liderët në samit ranë dakord për katër hapa të rëndësishëm zbuloi Starmer:
1-Për të mbajtur rrjedhjen e ndihmave ushtarake në Ukrainë ndërkohë që lufta është në vazhdim dhe për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë.
2-Çdo paqe e qëndrueshme duhet të sigurojë sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës, dhe Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo bisedim paqeje.
3-Në rast të një marrëveshjeje paqeje, udhëheqësit evropianë do të synojnë të pengojnë çdo pushtim të ardhshëm të Rusisë në Ukrainë.
4-Një “koalicion” për të mbrojtur Ukrainën dhe për të garantuar paqen në vend.
“Ne ramë dakord që udhëheqësit do të takohen përsëri shumë shpejt për të vazhduar punën drejt këtij plani të përbashkët”, tha më tej kryeministri britanik.