Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke e shpallur anglishten gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara.Ai tha se kjo do të ndihmojë në sigurimin e një “shoqërie të bashkuar dhe kohezive”.
“Nga themelimi i Republikës sonë, anglishtja është përdorur si gjuha jonë kombëtare”, tha Trump në urdhrin e publikuar më 1 mars.
“Zotërimi i gjuhës angleze nuk hap vetëm dyer në aspektin ekonomik, por ndihmon banorët e rinj që të angazhohen në komunitetet e tyre, të marrin pjesë në traditat kombëtare dhe të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, tha Trump.
“Ky urdhër njeh dhe kremton traditën e kamotshme të shumëgjuhësisë të qytetarëve amerikanë, të cilët e kanë mësuar anglishten dhe këtë traditë ia kanë përcjellë fëmijëve të tyre për brezat që do të vijnë”, shtoi Trump.