-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tubimi i 2 marsit/ Meta nga burgu: Dita për të kuptuar rëndësinë jetike të mbrojtjes së Kushtetutës

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta i cili ndodhet nga burgu ka kujtuar tubimin e 2 marsit të vitit 2020.

Meta shpreh mirënjohje për ata që protestuan me 2 mars në historinë e Shqipërisë kundër ligjit antikushtetues. Ai nënvizon se është dita për të kuptuar më shumës e kurrë për rëndësinë jetike të mbrojtjes së Kushtetutës.

Meta thekson se 2 marsi është dhe mbetet ylli polar i pagabueshëm për Shqipërinë që meritojnë të gjithë shqiptarët.

Postimi i Metës.

“Në 2 Marsin historik vullneti i popullit gjëmoi madhërisht.

Mirënjohjen më të thellë dhe të palëkundur për popullin e 2 Marsit historik, i cili pesë vite më parë, iu përgjigj masivisht në një tubim të jashtëzakonshëm thirrjes së Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, shtetin e së drejtës, barazinë e çdo qytetari përpara ligjit, demokracinë dhe pluralizmin politik!

Mirënjohje pa fund popullit të 2 Marsit, që protestoi si kurrë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë kundër ligjit antikushtetues për “betimin te Lana” të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili për fat të keq “u bekua” edhe nga McGonigalët e korruptuar ndërkombëtarë, por edhe kjo tentativë dështoi me turp dhe u hodh në koshin e plehrave edhe nga Komisioni i Venecias.

Kryetari i Organizatës Kriminale, shkatërroi konsensusin e 140 votave të reformës në drejtësi duke kapur hetimin përmes 69 votave të turpshme antikushtetuese, me të cilat rrëmbeu Prokurorin e Përgjithshëm dhe përmes saj realizoi kapjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK me qëllimin e vetëm për të siguruar pandëshkueshmërinë e tij për krimet shumë të rënda shtetërore të panumërta, që rëndojnë mbi të.

Kryetari i Organizates Kriminale tani pas 5 vitesh nga mitingu i jashtëzakonshëm i 2 Marsit kërkon të eleminojë në mënyrë mafioze dhe antikushtetuese edhe çdo gjyqtar me integritet, që ka mbetur në Gjykatën Kushtetuese sepse e tmerron e vërteta e hidhur edhe kur është pakicë.

Në këto kohë kritike për fatet e vendit është sot dita për të kuptuar më shumë se kurrë rëndësinë jetike të mbrojtjes çdo ditë të Kushtetutës dhe të rikthimit të saj në “shinat veneciane”, si garantuesja e vetme dhe madhore e Lirisë, Sovranitetit, e paprekshmërisë së kufijve të shenjtë të Atdheut, e Demokracisë dhe e Pluralizmit, të rrezikuara si kurrë më parë nga Narkobanda antikombëtare e “Rilindjes”, që ka kapur çdo institucion të shtetit dhe që me korrupsionin e saj të shfrenuar plaçkit çdo ditë miliarda euro të taksave të sakrificave të qytetarëve, që ka shkretuar vendin dhe familjet shqiptare duke dëbuar një milion shqiptarë, që ka vrarë shpresën e qindra mijëra të rinjve duke vrarë të ardhmen e kombit tonë!

Misioni madhor i 2 Marsit vazhdon dhe do të vazhdoje me më shumë vendosmëri, me më shumë kurajo dhe me më shumë guxim deri në Triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin!

2 Marsi është dhe do mbetet ylli polar i pagabueshëm për Shqipërinë që meritojnë të gjithë shqiptarët!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit