Kryeministri polak Donald Tusk iu përgjigj sot me “mësime aritmetike” pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Luftën në Ukrainë, qëndrimin e SHBA-së dhe rolin që Bashkimi Evropian duhet të marrë pas ndryshimit të administratës Trump.
Kryeministri polak, i mbërritur herët në Londër për të marrë pjesë në Samit, theksoi nevojën që Evropa të marrë përgjegjësitë e saj dhe të kuptojë rolin e saj si një fuqi globale.
“Zonja dhe zotërinj, kjo që po ndodh është një paradoks! “500 milionë europianë u kërkojnë 300 milionë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë”, tha në mënyrë karakteristike kryeministri polak.