Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, ka deklaruar se po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierën e tij, duke qenë në formën më të mirë të mundshme.
Edhe pse 32 vjeç, ai po tregon performanca të jashtëzakonshme me skuadrën e tij, falë një gjendje fizike të shkëlqyer dhe angazhimit të vazhdueshëm në fushë.
Xhaka e konfirmoi këtë për mediat, duke thënë se është në formë më të mirë se vitin e kaluar.
“Jam në formë. Ndoshta më në formë se vitin e kaluar. Sigurisht që nuk po bëhem më i ri, por me sa duket nuk më duket dhe aq. Jemi ende shumë të qëndrueshëm, bëjmë presing lart, luajmë edhe një për një dhe kjo më ndihmon”, u shpreh mesfushori shqiptar.









