Japonia është përfshirë nga flakët dhe më shumë se 2000 zjarrfikës po luftojnë dhe ndodhen në terren.
Zjarri ka djegur më shumë se 5200 hektarë rreth qytetit Ofunato në Japoninë veriore që nga e enjtja, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive (FDMA).
Si pasojë vetëm një person ka humbur jetën nga zjarri. Ndërsa 4600 njerëz janë nën urdhrat e evakuimit të qeverisë. Ndërsa më shumë se 1200 njerëz janë strehuar në banesa sociale.









