-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja Vetëvendosje kryeson pas numërimit të mbi 77% të votave me postë në Kosovë

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka njoftuar se pas numërimit të mbi 77% të votave të dërguara me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 52.15% të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.2%. Në vend të tretë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.7%, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka fituar 3.06%.

 

Numërimi i votave me postë ka filluar më 28 shkurt, dhe deri tani janë aprovuar mbi 63,000 pako me fletëvotime. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë shumicën e votave nga përfaqësitë diplomatike, me 80.71% të votave të fituara.

 

 

Numërimi i votave të tjera vazhdon, përfshirë ato me kusht dhe për personat me nevoja të veçanta, dhe pritet që të kompletohet procesi i certifikimit të rezultateve, duke hapur rrugën për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.Si do të duket Kuvendi i ardhshëm i Kosovës?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit