Ministri i Jashtëm francez, Jean-Nowl Barrot, ka paralajmëruar se rreziku i një lufte në Evropë është më i lartë se kurrë. Ai theksoi se kërcënimi ka 15 vite që po i afrohet Evropës, duke shtuar se “vija e frontit” po i afrohet gjithnjë e më shumë.
“Asnjëherë rreziku i një lufte në Evropë, në Bashkimin Evropian nuk ka qenë kaq i lartë… kërcënimi vazhdon të na afrohet, vija e frontit vazhdon të na afrohet më shumë”, tha ai.
Barrot u shpreh se samiti i fundit në Londër shërbeu si një zgjim për evropianët, duke i bërë ata të ndërgjegjshëm për nevojën e mbrojtjes dhe sigurisë në kontinent.
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në qëllimin tonë për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë”, tha ai.









