Një nga dhuruesit më të njohur të gjakut në botë plazma i cili shpëtoi jetën e më shumë se 2. 4milionë foshnjave ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
James Harrison vdiq në gjumë në azilin ku ai qëndronte në New South Wales, Australi më 17 shkurt, ka deklaruar sot familja e tij. Ai ishte 88 vjeç, raporton BBC.
I njohur në Australi si njeriu me krah të artë, gjaku i Harrison përmbante antitrup të rrallë Anti-D që përdoret për të prodhura barna për nënat shtatzënë, gjaku i të cilave mund të sulmojë foshnjat në barkun e tyre.
Kryqi i Kuq australian i kushtoi homazhe të ndjerit dhe tha se ai ishte deklaruar si dhurues pasi kishte marrë transfuzione gjatë një ndërhyrjeje të ndërlikuar në kraharor kur ishte 14 vjeç.
Vajza e tij, Tracey Mellowship u shpreh se i ati ishte “shumë krenar që kishte shpëtuar kaq shumë jetë, pa ndonjë shpenzim apo dhimbje. Ai thoshte se nuk të dhemb dhe se jeta që shpëton mund të ishte jotja”.









