Sonte në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listës së koalicioneve për zgjedhjet e 11 Majit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi është paraqitur në selinë e Partisë Demokratike.
Sipas të dhënave të të ditëve të fundit, PL do të ketë katër emra në listë të sigurtë duke nisur me Ilir Metën në Tiranë, Blushin në Korçë, Erisa Xhixhon në Fier dhe Edmond Haxhinaston në Elbasan.









