-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj nga burgu: Dosje të rreme dhe dënime pa gjyq, askush nuk mund të fshijë punën tonë

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia, duke e quajtur dosjen hetimore ndaj tij të rreme dhe duke thënë se mbahet në burg pa një gjyq. Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se askush nuk mund të fshijë punën që është bërë në Tiranë, duke përmendur Pazarin e Ri si një shembull të suksesit.

Veliaj shpjegoi se akuzohet për vepra penale që mund të çojnë deri në 27 vite burg, por theksoi se ai ishte në Gjermani ditën e bastisjes dhe se u kthye menjëherë.

“Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria”.

“E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?”, shkruan Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit