Në seancën e Kuvendit të Serbisë, shpërthyen trazira mes opozitës dhe qeverisë, ku opozitarët hodhën flakadanë, gaz lotsjellës, vezë dhe stenda të tjera.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e cilësoi ngjarjen si një ditë të vështirë për Serbinë, duke kërkuar përgjegjësi ligjore për ata që ishin përgjegjës për aktet e dhunshme.
Ai tha: “Kërkoj përgjegjësi penale dhe ligjore, presim prokurorinë. Nuk do të pushojmë derisa ata që e bënë këtë të japin llogari.”
“Sot është një ditë e vështirë për Serbinë, për çdo qytetar të vendit. Jemi dëshmitarë të diçkaje që nuk e kemi parë që nga themelimi i sistemit partiak, domethënë në 35 vitet e fundit. Kjo nuk ka ndodhur që nga sistemi shumëpartiak. Bëhet fjalë për bullizëm, sjellje huligane. Kërkoj përgjegjësi penale dhe ligjore, presim prokurorinë. Nuk do të pushojmë derisa ata që e thanë të japin llogari”, ka thënë Vuçiç.