Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar me iniciale G.T., pasi po lëvizte me armë zjarri në makinë. Gjithashtu është proceduar penalisht edhe pasagjeri O.X., 20 vjeç, banues në Laç, për moskallëzim të krimit.
Gjatë kontrollit në aksin rrugor, Fushë Krujë-Vlorë pasi u ndalua nga policia, në makinën tip Benz u gjet nën sendilen e tij një armë zjarri pistoletë. Pasagjeri i tij dyshoeht se kishte dijeni për armën.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.