Prokuroria Themelore në Beograd ka urdhëruar policinë të mbledhë informacionet e nevojshme lidhur me incidentin e përplasjeve në Kuvendin e Serbisë të martën, ku u hodhën mjete piroteknike dhe bomba me tym.
Kërkesa e prokurorisë ka për qëllim identifikimin e autorëve dhe vlerësimin e mundësisë për ekzistencën e veprave penale, veçanërisht ato “të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.