Agjencitë e sigurisë në Francë kanë sekuestruar një sasi prej 10 ton kokainë këtë fundjavë pas një operacioni të sukesshëm në portin e Dunkirk në veri të vendit.
Policia gjeti 10 ton kokainë të fshehur në një kontenjer dhe ka një vlerë të tregut prej 320 milionë euro.
Sipas statistikave autoritetet franceze kanë kapur gjatë vitit 2024 gjithsej 53.3 tonë kokainë, një rritje e konsiderueshme prej 130% krahasuar me vitin 2023, ku u konfiskuan 23 tonë.
Ndërkohë, edhe pse ky operacion u zhvillua në portin e Dunkirk, porti i Le Havre është ai që ka lidhje të forta detare me vendet e Amerikës së Jugut, ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë, dhe konsiderohet si një nga portat kryesore të kokainës në Evropë, sipas Observatorit Francez për Drogën dhe Trendet e Varësisë.