-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Polici hedh në ajër qytetarin dhe arratiset me makinë

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ka ndaluar një oficer policie në Korçë, pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një person dhe është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në aksin Hoçisht – Bilisht, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë”, njofton AMP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit