Administrata e Donald Trump ka zhvilluar bisedime sekrete me Hamasin për mundësinë e lirimit të pengjeve amerikane që mbahen në Gaza, sipas raporteve të Reuters.
Adam Boehler, dërguari i posaçëm i SHBA për çështjet e pengjeve, ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me grupin militant Hamas në Doha javët e fundit.
Këto bisedime janë përqendruar në arritjen e lirimit të pengjeve amerikane, ndërkohë që janë diskutuar mundësitë për lirimin e pengjeve izraelite dhe një armëpushim më afatgjatë.
Shtetet e Bashkuara kishin shmangur deri tani diskutimet direkte me Hamasin, duke e konsideruar atë një organizatë të huaj terroriste.