Pas armëve, Donald Trump ka “ngrirë” edhe ndarjen e informacioneve sekrete me Ukrainën, konfirmoi drejtori i CIA-s, John Ratcliffe.
“Ndërprerja si në frontin ushtarak ashtu edhe në atë të shërbimeve sekrete synon që të gjithë të marrin përgjegjësinë për vendosjen e paqes,” raportoi gazetarja e Fox News, Jackie Heinrich, duke cituar Ratcliffe.
Më herët, Financial Times raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë ndalur dhënien e informacionit për Kievin, por vazhdojnë të ndajnë të dhëna mbi Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre më të afërt.
“Washingtoni ka ngrirë kanalet e informacionit me Ukrainën. Megjithatë, SHBA-të vazhdojnë të ndajnë të dhëna për Rusinë dhe Ukrainën me aleatët e tyre kryesorë, përfshirë Britaninë,” theksonte artikulli.
Nga ana tjetër, Daily Mail raportoi se Shtëpia e Bardhë i ka ndaluar Britanisë të ndajë të dhëna të inteligjencës amerikane me Kievin, pasi SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën.