Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres emëroi një 13-vjeçar si agjent i Shërbimit Sekret. 13-vjeçari është diagnostifikuar me kancer në tru.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Daniel u diagonostifikua me kancer në tru në vitin 2028 dhe mjekët i kishin dhënë vetëm 5 muaj jetë.
“Ne do të të bëjmë nderin më të madh nga të gjithë. Po i kërkoj drejtorit të Shërbimit Sekret, Sean Curran, që zyrtarisht të të bëjë (Daniel) një agjent të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara”, thekson ai.
Daniel u prit me duarktrokitje dhe u rrethua me njerëz që e përqafonin.
Trump u shpreh se ulja e shkallës së kancerit te fëmijët dhe studimi i rasteve të autizmit në SHBA do të jetë një përparësi kryesore për sekretarin e tij të shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. Në SHBA çdo vit rreth 15,000 fëmijë diagnostikohen me këtë sëmundje.