Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa u shpreh ditën e sotme se janë rreth 6500 mësues që kanë ulje page nga reformat e kategorisë.
Zhupa nënvizoi që një pjesë e harxhimeve që bën qeveria i marrin sipas saj piranjat e oborrit të Ramës.
Ajo theksoi se mbështet plotësisht kërkesat e sindikatës dhe ultimatimin e tyre për grevë. Gjithashtu i bëri thirrje ministrisë së arsimit që të tërhiqet nga ky vendim.
“Me zero pikë janë vlerësuar të gjithë mësuesit të cilëve u është ulur paga. Janë 6500 mësues që e kanë këtë ulje në gjithë Shqipërinë. Ne kërkojmë që të tërhiqeni nga kjo ulje që bëni bë kurriz të mësuesve.
Shuma për buxhetin e shtetit është qesharake për të marr pagat e kategorisë mësuesit, nje pikë ujë në harxhimet e kota që bën qeveria, le ti marrin nga piranjat e oborrit të Ramës.”, tha Zhupa.