Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në zonën e quajtur Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
Një automabulancë ka humbur kontrollin duke përplasur me një makinë dhe është përmbysur në rrugë. Mësohet se autoambulanca po vinte nga Berati dhe po transportonte një 65-vjeçar në drejtim të Tiranës, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar 65-vjeçari, bashkëshortja dhe infermierja.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.