Florian Semani është emëruar zëvendësministër i Financave me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”.
Emërimi i Semanit është bërë në përputhje me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit.