-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manastirliu: Masatarja e pagave të mësuesve është 950 euro

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu teksa prezantoi vendimet e qeverisë u shpreh se pagat mesatare të mësuesve janë 950 euro. Manastirliu tha se me rritjen e pagave që u bë në korrik të vitit të kaluar asnjë mësues nuk merr më pak sesa nga hyrja në fuqi e ligjit.

“Prioriteti ynë absolut janë mësuesit. Ne kemi treguar vëmendje për ta në çdo ditë të vitit. Kjo reflektohet edhe në politikën e pagave, të ndjekur për mësuesit. Sot paga mesatare e mësuesve është në 950 euro, e krahasuar kjo edhe me vendet e rajonit, si një pagë që konsiderohet një rritje historike për mësuesit, paga e re që u fut në fuqi nga 1 korriku 2024.

Rritja mesatare mujore për pagat e mësuesve është 180 euro mesatarisht në muaj. Asnjë mësues sot nuk merr më pak sesa ka marrë nga hyrja në fuqi e pagave të reja. Ajo që është realizuar në kuadër të reformës së pagave, janë harmonizuar elementët e pagës me me administratën publike.

Pra ne kemi rritur masën e vjetërsisë, pagën e pozicionit dhe kemi harmonizuar elementët e pagës me administratën publike. Një mësues në arsimin fillor me Bachelor, pra me ciklin e parë të studimit, për 20 vite punë eksperiencë, para korrikut merrte 73 mijë e 800 lekë, pagën bruto. Pas korrikut 2024, 92 mijë e 800 lekë”, tha Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit