Nesër, më 20 prill, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë takimin e katërt në përpjekje për të arritur një konsensus për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Takimi, që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, fillon në orën 11:00 dhe vjen në një moment të rëndësishëm, pasi 28 prilli është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.









