-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonci: Patjetër që Kosova mund t’i bëjë ballë Serbisë pa ndihmën e KFOR-it

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi në një intervistë për KTV në Prishtinë se Kosova është “patjetër” e aftë që të mbrohet vetë dhe ti bëjë ballë një rreziku serb edhe pa ndihmën e KFOR-it.

“Patjetër, ne jemi në vendin tonë, ne jemi në tokën tonë, ne po ndërtojmë një ushtri, ne kemi blerë pajisje. Kemi përgatitur ushtarakët tanë, kemi qytetarë të cilët janë me të vërtetë të gatshëm për t’iu bashkangjitur dhe për të mbështetur kapacitetet tona në çdo rrezik dhe kërcënim.

Por, normalisht ne jemi të vetëdijshëm për prezencën e NATO-s në Kosovë dhe do koordinojmë çdo veprim tonin me këtë prezence deri sa ajo të jetë këtu” u shpreh ai.

Ashtu sikur e deklaroi edhe Departamenti i Mbrojtjes sot, Maqedonci tha se nuk kanë informacione zyrtare për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova.

“Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in. Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë.

Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja. Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit