-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Mbyllja e TikTok në kulmin e fushatës, qeveria ka frikë nga debatet

Kryesoret

Drejtuesja politike për Partinë Demokrtaike për diasporën Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok.

Topalli shprehet se mbyllja e TikTok sipas saj ka ardhur pasi qeveria ka frikë nga debatet dhe kryeministri flet vetëm me veten. Ajo nënvizon se qeveria e mbylli TikTok në kulin e fushatës pasi kanë frikë nga fjala e lirë.

“Një kryeministër që flet vetëm me veten dhe një qeveri që ka frikë nga debatet!

Ministrat e Ramës nuk guxojnë të dalin në debate televizive. Vetë ai nuk shkon prej muajsh në parlament. Komunikon vetëm duke “biseduar” me komentuesit në Instagram – një monolog i mirëorganizuar, sikur flet me pasqyrën.

Dhe sot, në kulmin e fushatës, vendosi të mbyllë TikTok-un – sepse e vetmja gjë që e shqetëson më shumë se pyetjet e gazetarëve janë të rinjtë që flasin lirshëm. Pse tani? Sepse ka frikë nga fjala e lirë. Një pushtet që shmang debatin dhe mbyll platformat e komunikimit, është një pushtet që e di se po humb kontrollin.”, shkruan Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit