Goditet një grup kriminal i implikuar në shitjen e dozave të kokainës, në Divjakë. Identifikohen dhe vihen në pranga 3 persona, 2 vëllezër bashkorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit. Shoqërohen mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 të tjerë.
Sekuestrohen dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.