Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se siguria e Evropës shqetëson të gjithë Evropën dhe jo vetëm anëtarët e BE-së dhe përsëriti se planet për sigurinë evropiane duhet të përfshijnë Turqinë. Ai kërkoi gjithashtu që industritë turke të mbrojtjes të mos përjashtohen nga programet e prokurimit të Bashkimit Evropian.
Presidenti turk mori pjesë sot në një video-konferencë të liderëve të vendeve partnere joanëtare të Bashkimit Evropian. Në video-konferencë përveç Tajip Erdogan morën pjesë krerët e institucioneve të BE-së dhe krerët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Norvegjisë dhe Islandës.
Duke theksuar se është në interes të përbashkët që të planifikohen të gjitha hapat që lidhen me sigurinë evropiane bashkë me Turqinë, presidenti Erdogan tha: “Të mos harrojmë se siguria evropiane nuk është çështje e anëtarëve të Bashkimit, por e të gjithë aleatëve evropianë.
Ne dëshirojmë ta shohim takimin e sotëm si një manifestim të kësaj qasjeje pragmatike, siç ishte Samiti i organizuar nga Mbretëria e Bashkuar më 2 mars. Ai vuri në dukje, megjithatë, se “mbrojtja maksimale e mundshme” e marrëdhënieve transatlantike është padyshim e rëndësishme.
Ai më tej tha se roli kritik i Turqisë në sigurinë dhe mbrojtjen ekonomike evropiane është dëshmuar dhe vendi e mban objektivin për anëtarësim të plotë në BE, duke shpresuar se Bashkimi do t’i kthehet negociatave të anëtarësimit me Turqinë. “Ne e ruajmë fuqishëm objektivin tonë për integrim të plotë.
“Ne presim që BE-ja të miratojë një strategji dhe qëndrim vizionar dhe të rigjallërojë negociatat tona të pranimit”, tha ndër të tjera Recep Tayyip Erdogan, duke argumentuar se “është në interes të të dyja palëve që të veprojnë me një perspektivë afatgjatë strategjike në marrëdhëniet Turqi-BE”.