-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Konsultimet për qeverinë do t’i nisim pas certifikimit të rezultatit

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, e pastaj do t’i nisin konsultimet për formimin e qeverisë së re.

Lidhur me këtë, Kurti u pyet të premten pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit