Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinjtë, Grid Prenin dhe Albis Hasdukaj, pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis në qytet.
Preni, 26 vjeç, u ndalua pas një kontrolli në banesën e tij, ku u gjetën doza kokaine dhe një sasi kanabisi për shitje. Ndërkohë, Hasdukaj, po 26 vjeç, u arrestua pasi në automjetin e tij u gjetën disa doza kanabisi.
Përveç tyre, është proceduar në gjendje të lirë pasagjerja e automjetit, 33-vjeçarja V. C., për moskallëzim krimi. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin.