-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Transporti publik në Tiranë falas për gratë dhe vajzat në 8 Mars

Kryesoret

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, transporti publik në qytetin e Tiranës do të jetë falas për të gjitha gratë dhe vajzat më 8 mars.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj theksoi se ka lënë porosi që të gjitha gratë, vajzat dhe nënat, të cilat japin çdo ditë shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre për qytetin, të mund të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Postimi i plotë i Erion Veliajt:

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit