Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se Donald Trump ka nevojë për mbështetje nga Bashkimi Evropian për të arritur një paqe në Ukrainë.
Ajo theksoi se përpjekjet për paqe mund të realizohen vetëm me ndihmën e BE-së dhe shteteve anëtare të saj.
“Ne të gjithë duam një paqe përmes forcës, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Kjo është gjithashtu në interes të presidentit Trump që të arrijë një paqe përmes forcës“, tha Ursula von der Leyen.
Von der Leyen shtoi se BE ka luajtur një rol kyç në mbijetesën ekonomike të Ukrainës dhe po investon shumë në mbrojtjen e saj.
“Ne jemi ata që tani investojmë shumë në industrinë e mbrojtjes ukrainase dhe po ofrojmë kapacitete ushtarake që i duhen Ukrainës“, tha ajo.